×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Mposhti kancerin, nuk flet me babain-Kjo është historia e konkurrentës Santiana Maloku

    Insajderi
    20 October 2023 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte ka filluar sezoni i dytë i formatit gjigant televiziv, Big Brother VIP Kosova. Banorja e tretë është modelja e njohur në Shqipëri, Santiana Maloku.

    Ajo ishte një prej modeleve që ka spikatur në “She’s on Top”, ku i bëri të gjithë për vete me historinë e saj të trishtë.

    Ajo kishte rrëfyer fëmijërinë e vështirë në Gjakovë pas braktisjes së të atit, kur ishte vetëm 2 vjeç dhe tentativat e familjarëve për ta lënë në shtëpinë e fëmijës për shkak të mentalitetit dhe kushteve të vështira me të cilat u duhej të përballeshin. Por rrugës për në jetimore, ajo i tha gjyshit të saj një fjali, pas së cilës, ai ndërroi mendje menjëherë dhe vendosi që ta mbante gjithmonë pas vetes.

    Deri në moshën 7-vjeçare, Santiana u rrit me idenë se nëna dhe gjyshi ishin prindërit, duke menduar se e ëma ishte motra e saj e madhe, derisa zbuloi nga një lojë me shoqet se ajo që për gjithë ato vite e kishte konsideruar motër ishte, në fakt, e ëma.

    Takimin e parë me të atin, ajo e pati kur mbushi 18 vjeç dhe pas atij takimi, pati një telefonatë që e shkëputi përfundimisht marrëdhënien me të.

    Pasi u shërua mami nga kanceri, 2 vjet më vonë u diagnostikova unë, sepse e kisha të trashëguar nga ajo. Mami nuk e di, por unë e telefonova babin për t’i kërkuar një shumë parash që më duhej për operim. Ishte shansi i parë dhe i vetëm që ai mund të tregonte se ishte babi im dhe donte të më kishte, por s’e bëri dhe prej atij momenti s’dua ta shikoj më…” ,– kishte thënë modelja e përlotur duke shtuar:

    S’më besoi që isha sëmurë, më tha që isha tu rrejt. Në atë kohë më kanë ndihmuar njerëz të tjerë…”, – kishte deklaruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark