Insajderi
Botë

“Mrekulli në trafik” – Studentja i shpëton vdekjes pasi humbi fluturimin që u rrëzua në Indi

Insajderi
14 June 2025 - 14:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Mrekulli në trafik” – Studentja i shpëton vdekjes pasi humbi fluturimin që u rrëzua në Indi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Studentja Bhoomi Chauhan i shpëtoi tragjedisë së rrëzimit të një aeroplani në Indi, pasi u vonua për në aeroport dhe humbi fluturimin e saj me Air India.

Chauhan, studente e administrimit të biznesit që jeton në Bristol me bashkëshortin, kishte qenë për pushime në Indinë perëndimore, shkruan BBC, përcjell Insajderi.

28-vjeçarja duhej të udhëtonte për në shtëpi me fluturimin AI171 të enjten, i cili u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e 241 pasagjerëve dhe të tjerë në tokë.

“U zemëruam shumë me shoferin tonë dhe u larguam nga aeroporti të frustruar,” rrëfen ajo. “Isha shumë e zhgënjyer.”

“Aty pranë ndaluam për të pirë një çaj dhe ndërkohë po diskutonim me agjentin e udhëtimit për mundësinë e një rimbursimi për biletën.”

“Pikërisht atëherë mora një telefonatë që më tregoi se avioni ishte rrëzuar.”

“Është një mrekulli e vërtetë për mua,” thotë Chauhan, e cila shpëtoi nga një prej tragjedive më të rënda ajrore, falë një vonese të rastësishme në trafik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark