Insajderi
Lajme

MSA hyn në fuqi nesër – Dogana e Kosovës e gatshme për zbatimin e saj

Insajderi
31 March 2016 - 21:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, deklaroi se dogana është e gatshme për implementimin e saj, shkruan Lajmi.net.

Ai tha se ndryshimi kryesor i marrëveshjes sipas MSA-së është se “zvogëlohet tatimi doganor pror pesë vjet, në 9 për qind në vitin e parë, kurse vitet e tjera fillon rënia e kësaj takse me normë të shkallëzuar”.

Nënshkrimi i MSA-së është cilësuar si një nga të arriturat më të rëndësishme për Kosovën.

Krejt kjo për shkak të përfitimeve të shumta që siç kanë deklaruar zyrtarët institucionalë, do t’i sjell implementimi i saj. Kjo marrëveshje do t’i ndihmojë prodhuesit kosovarë që të hyjnë në tregun evropian, e  po ashtu do të rrisë marrëdhëniet tregtare mes prodhuesve kosovarë dhe BE-së. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark