Insajderi
Lajme

MSc. Binak Ali Sylaj, promovon dy libra: “KODI I SUKSESIT” dhe “GRUAJA dhe SHOQËRIA”

Insajderi
04 May 2026 - 13:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
MSc. Binak Ali Sylaj, promovon dy libra: “KODI I SUKSESIT” dhe “GRUAJA dhe SHOQËRIA”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në një atmosferë të veçantë kulturore dhe intelektuale, autori MSc. Binak Ali Sylaj promovoi dy librat e tij më të rinj: “KODI I SUKSESIT – Mendësia ndryshon jetën” dhe “GRUAJA DHE SHOQERIA”.

Promovimi mblodhi përfaqësues institucionalë, figura të jetës publike, profesionistë të fushave të ndryshme, miq të librit dhe shumë të ftuar të tjerë, të cilët vlerësuan mesazhin dhe temat që trajtohen në këto dy vepra.

Libri “KODI I SUKSESIT– Mendësia ndryshon jetën” trajton tema që lidhen me zhvillimin personal dhe profesional, duke vendosur fokusin tek mendësia, disiplina, vetëbesimi, lidershipi dhe rëndësia e veprimit në arritjen e suksesit.

Ndërsa libri “GRUAJA DHE SHOQERIA” sjell reflektim dhe analizë mbi rolin e gruas në familje dhe në shoqëri, sfidat me të cilat përballet dhe rëndësinë e fuqizimit të saj në proceset shoqërore dhe zhvillimore.

Në kuadër të promovimit, recensentët vlerësuan qasjen analitike, gjuhën e qartë dhe mesazhet motivuese që përcjellin të dy librat, duke theksuar se këto vepra trajtojnë tema aktuale dhe me interes për shoqërinë.

Autori Binak Sylaj, i cili jeton dhe vepron në Zvicër si pedagog social, ka një rrugëtim të veçantë profesional dhe akademik. Ai është magjistër i Burimeve Njerëzore dhe prej vitesh është i angazhuar në zhvillimin dhe formimin e individëve në aspektin social dhe profesional.

Gjatë fjalës së tij, autori theksoi se të dy librat kanë një qëllim të përbashkët: nxitjen e reflektimit, vetëdijesimit dhe ndryshimit pozitiv tek individi dhe shoqëria.

Promovimi u vlerësua si një aktivitet me rëndësi kulturore dhe shoqërore, ndërsa të pranishmit shprehën interesim të madh për temat dhe mesazhet që sjellin këto dy botime.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark