×
  • Lajme
  • Insajderi

    MSh demanton mjekët: Pagesa e shtesave prej 60 euro, është ekzekutuar

    Insajderi
    17 September 2021 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë kritikat e sindikalistëve për mos kryerjen e shtesave prej 60 eurove.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pagesa prej 60 euro është ekzekutuar.

    Në një përgjigje për RTK, MSH ka bërë të ditur se pagesat për muajin gusht janë ekzekutuar, ndërsa për muajin shtator dhe tetor do të merren pagat e këtyre muajve.

    Gjithashtu, MSH ka komentuar edhe çështjen e barnave esencial, ku sipas tyre minivelet e furnizimit janë përmirësuar.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka protestuar për neglizhencën e Qeverisë ndaj kërkesave të mjekëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark