×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “MSh-ja ka siguruar vaksinat për mbrojtje ndaj kancerit të qafës së mitrës”

    Insajderi
    26 January 2024 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Kombëtar për Shërbime Publike dhe Ministria e Shëndetësisë, në tryezën e oragnizuar kanë diskutuar rreth temës për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

    Drejtori i IShKP-së, Naser Ramdani ka apeluar te të gjitha gratë që të përfshihen në vaksinim, dhe ta bëjnë PAP Testin.

    Ai ka treguar se MSH ka siguruar vaksinat për mbrojtje dhe parandalim të kancerit të qafës së mitrës.

    “Ministria e Shëndetësisë në rekomandim të Institutit Kombëtar ka siguruar vaksinat dhe nga shkurti 2024 fillon vaksinimi i vajzave 12-vjeçare për mbrojtje dhe parandalim ndaj kancerit të qafës së mitrës”, është shprehur Ramadani.

    Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku tha se zgjerimi i planit të imunizimit dhe përfshirja e vaksinës HPV është një arritje e madhe e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark