×
  • Lajme
  • Insajderi

    MSH-ja shpenzoi vetëm gjysmën e buxhetit, pacientët i blejnë vetë barnat

    Insajderi
    04 October 2022 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka gjetur probleme në menaxhimin e parasë publike në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH).

    Në vitin 2021, MSH-ja ka shpenzuar vetëm 54 për qind të buxhetit të saj, derisa pacientët vazhdojnë t’i sigurojnë vetë barnat e nevojshme për trajtim mjekësor.

    Diana Metushi, menaxhere projektesh në KDI, ka thënë se për këto mjete të pashpenzuara, taksapaguesit e Kosovës paguajnë interes të huamarrjes.

    “Një theks i veçantë bie mbi shpenzimet e financimit përmes huamarrjes, ku ne dy linja te financimit, kjo ministri kishte shpenzuar vetëm rreth 39% të këtyre mjeteve. Për këto mjete të pa shpenzuara, taksapaguesit e Kosovës paguajnë interes të huamarrjes, ndërkohë që në vazhdimësi u është dashur t’i sigurojnë vetë barnat e nevojshme për trajtim shëndetësor, përfshirë trajtimin për Covid-19”, ka thënë Metushi.

    Sipas saj, çmimi i vaksinave të blera nga kompania Pfizer vazhdon te mbetet sekret, ndërkohë që blerja është realizuar jashtë Ligjit për Prokurimin Publik.

    Ajo ka folur në këtë aspekt edhe për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), duke vënë theksin te furnizimi me barna kundër COVID-19 në vlerë prej mbi 21 milionë euro, i cili është grumbulluar në vetëm një rresht të dokumentit në formatin Excel.

    “SHSKUK kishte mangësi në hartimin e Planit ë Prokurimit dhe përdorimin e Njoftimit Paraprak. Plani i Prokurimit nuk është bërë sipas kërkesave të Ligjit për Prokurim Publik. Plani i Prokurimit për vitin 2022 dhe për vitet e mëhershme është një dokument i formatit Excel dhe përmban vetëm nëntë rreshta, ndërsa të gjitha furnizimet janë grumbulluar në një vend. I gjithë furnizimi me barna kundër COVID-19 është grumbulluar në një rresht të vetëm, vlera e parashikuar është mbi 21 milionë euro”, ka thënë ajo.

    Sipas te dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë vitit 2020, përfshirë të gjitha organizatat buxhetore, Kosova ka shpenzuar rreth 273 milionë euro për nevoja te shëndetësisë. Kjo ishte një rritje prej mbi 23 për qind krahasuar me një vit më parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark