Insajderi
Lajme

“M*t, qen”-Policët keqtrajtojnë qytetarin e shtrirë në tokë me duar të lidhura, ai qan duke i thënë se ka probleme shëndetësore /VIDEO

Insajderi
06 December 2025 - 20:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“M*t, qen”-Policët keqtrajtojnë qytetarin e shtrirë në tokë me duar të lidhura, ai qan duke i thënë se ka probleme shëndetësore /VIDEO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa qytetarë kanë dërguar video në redaksinë e Insajderit lidhur me një ngjarje që, sipas tyre, ka ndodhur në Gjilan.

Ata kanë deklaruar se mbrëmë, në orët e vona, dy policë, që sipas tyre i përkasin njësitit antidrogë, kanë dhunuar një qytetar, madje edhe gjatë shoqërimit deri në stacionin policor.

Në video shihen dy policë duke e goditur dhe duke e ofenduar qytetarin, i cili në ato momente i kishte duart e lidhura dhe ishte i shtrirë në tokë.

Ndërkaq qytetari dëgjohet duke i thënë: Pash Allahun, kam probleme me sy…

Insajderi ka siguruar edhe emrat e pjesëtarëve të policisë të përfshirë në rast dhe ka kontaktuar IPK-në lidhur me këtë ngjarje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark