Portali i MTV-së e ka zgjedhur Duan si artisten më të mirë të re të muajit prill, teksa i ka kushtuar një shkrim duke rrëfyer historinë e jetës së saj.
“ Me vetëm 20 vjeç, vajza e lindur në Londër, Dua Lipa ka luftuar për ëndrrën e saj që nga fëmijëria. Kur familja e saj u kthye në Kosovë, Dua bindi prindërit e saj për të lejuar kthimin e saj në Londër në mënyrë që të ndjek ëndrrën e saj muzikore”, shkruan MTV.
Lipa depërtoi në skenë me këngën “Be The One”, derisa para pak muajsh ka lansuar edhe hitin e saj të ri “Last Dance”. /Insajderi.com