Insajderi
Lajme

Muhaxheri i LDK’së thotë se VV’ja dhe PDK’ja u morën vesh për 7 korrikun si datë të zgjedhjeve

Insajderi
14 May 2024 - 21:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Muhaxheri i LDK’së thotë se VV’ja dhe PDK’ja u morën vesh për 7 korrikun si datë të zgjedhjeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në takimin e mbrëmshëm janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve.

Sipas Muhaxherit data e zgjedhjeve do të jetë më së largu deri më 7 korrik.

“Janë marrë vesh edhe për datë të zgjedhjeve, më së largu me 7 korrik. Kur ka kësi afrimi është mundësia edhe për marrëveshje më të mëdha. Publikohet data në ditët në vijim”, tha Muhaxheri në ‘Rubikon’ të Klan Kosovës.

Muhaxheri bëri të ditur se pas refuzimit të djeshëm, kryeministri Kurti e kishte ftuar Abdixhikun për një takim edhe njëherë gjatë së martës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark