Kandidati për kryetar të Pejës nga LDK, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar ditë më parë se është inauguruar Kabineti i Mamografisë në QKMF në këtë komunë.
Ai tha se hapja e këtij kabineti i paraprin muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit.
“Është inauguruar Kabineti i Mamografisë në QKMF të Komunës së Pejës. Si e tillë, i paraprinë muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit – ngjyrës rozë të tetorit – ngjarje kjo që globalisht shënon luftën kundër kancerit të gjirit. Shëndeti mbi të gjitha”, ka shkruar Muhaxheri.