Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, i cili njëherëshi është edhe kryetar aktual i kësaj komunë Gazmend Muhaxheri, tha se palestra në fshatin Zahaq është në përfundim.
Muhaxherri tha se ndërtimi i kësaj salle do të ndihmoj në zhvillimin e aktiviteteve sportive.
“Palestra sportive në fshatin Zahaq është drejt përfundimit! Me ndërtimin e kësaj salle, sportistëve do t’u krijohen lehtësira në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive”, tha Gazmend Muhaxheri.