×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Muja i quan ndërmjetësuesit e BE-së “të pabalancuar”: Ka devalvim të rolit

    Insajderi
    15 September 2023 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur “të pabalancuar” qasjen e ndërmjetësve në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë devalvuar nga roli i ndërmjetësit. Ai ka akuzuar ndërmjetësit se kanë qasje më në favor të Serbisë.

    “Mund të kesh qasje më të balancuar, por ajo s’ka ndodhur… Ka devalvim të roli të ndërmjetësit”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

    “Ka tendencë që dështimin e Serbisë për ta pranuar marrëveshjen, për ta nënshkruar në fillim dhe për ta zbatuar atë, ka qasje që me minifajësime të vogla të gjendet një arsyetim për dështimin e palës e cila i reziston zbatimit të secilës marrëveshje edhe në të kaluarën. Qeveria e Kosovës ka propozuar diku 20 hapa të balancuar dhe siguron zbatimin de facto të të gjitha pikave që janë në marrëveshje. Të gjitha tjerat vuajnë nga mungesa e zbatimit”, ka thënë tutje ai.

    Sipas Mujës, Kosova tash është bërë palë që shihet si bllokuese e dialogut sepse “për herë të parë, po u reziston përpjekjeve për të dëmtuar interesin nacional”.

    “Kosova nuk i zgjedh ndërmjetësit”, ka thënë ai kur është pyetur se përse duhet Kosova të vazhdojë të shkojë në dialog nëse konsideron se ndërmjetësit s’po e luajnë rolin e tyre.

    Muja ka thënë se ndërmjetësit dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë duhet të kuptojnë se “‘Zajednica’ me kompetenca ekzekutive si nivel i tretë i qeverisjes e komprometon ekzistencën e Kosovës nga brenda”.

    “Janë vija të kuqe që nuk mund të shkohet tutje. Por Qeveria e Kosovës është e gatshme të zbatojë të gjitha marrëveshjet e ligjshme dhe të zbatueshme dhe të gjitha obligimet që s’prekin Kushtetutën dhe ligjet”, ka thënë ai./KOHA

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark