Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në pesë vjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, ka folur për virtytet e tij.
“Dje ka qenë pesëvjetori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Nuk ka qenë dita kur flitet për të këqijat që ai i ka bërë, por për të keqen që ia kanë bërë atij. Dita e djeshme është dita kur tregohet qysh Beogradi i vret edhe ata që i kanë shërbyer Serbisë më herët”, shkruan Muja, transmeton Gazeta Insajderi.
Lexo edhe:
Ku reagim i tij erdhi pasi kryeministri Albin Kurti, bëri një video ku foli fjalë të mëdha për Oliver Ivanoviqin.
Muja tutje tregon se “Oliver Ivanoviq u pat dënuar me 9 vjet burg për krime lufte, të cilat me shumë gjasë i ka kryer, ndonëse procesi ndaj tij u kthye në rigjykim nga EULEX-i. Qartazi, Beogradi është frikësuar që Ivanoviq ka nisur të bashkëpunojë me EULEX-in dhe ai ka shumëçka që mund të tregojë”.
Lexo edhe:
“Njëkohësisht, Ivanoviq e nisi pluralizmin politik te serbët në Kosovë duke kundërshtuar Listën Serbe. Këto duket se kanë qenë dy motivet kryesore që shpien në vrasjen e tij. Për këtë duhet të diskutohet tash”, shkruan tutje Muja.
“Me vrasjen e Oliver Ivanoviqit pesë vjet me parë, sipas të gjitha gjasave, kemi humbur kundërshtarin më serioz të Listës Serbe dhe po ashtu një dëshmitar kundër Beogradit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, përfundon shkrimi i tij.
Lexo edhe: