×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dje zgjodhi fjalë të mëdha, ndërsa më 2013 Lëvizja e Kurtit, Oliver Ivanoviqin e quante vrasës të shqiptarëve në veri

    Insajderi
    17 January 2023 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në përvjetorin e vdekjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zgjodhi fjalë të mëdha për ta përshkruar atë, si një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit dhe qytetit të tij.

    Lexo edhe:

    Por, para nëntë vitesh Lëvizja Vetëvendosje, kishte realizuar një dokumentar, që dëshmonte krimet e Oliver Ivanoviqit mbi shqiptarët gjatë viteve 1999-2000.

    LVV-ja më parë e akuzonte Ivanoviqin për vrasjen e 41 shqiptarëve, kurse tani Kurti thotë se “vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë”.

    Pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës.

    Për këtë, shefi i qeverisë u shpreh se nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark