Insajderi
Lajme

Mulla Osmani denoncon padrejtësi në një konkurs në Ministrinë e Mbrojtjes ku kishte aplikuar vajza e tij: Ia fshehën dokumentet

Insajderi
27 October 2025 - 22:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mulla Osmani denoncon padrejtësi në një konkurs në Ministrinë e Mbrojtjes ku kishte aplikuar vajza e tij: Ia fshehën dokumentet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hoxha i njohur nga Drenica, Osman Musliu, i njohur si Mulla Osmani, ka reaguar ashpër ndaj një “padrejtësi institucionale” që i është bërë vajzës së tij, e cila, sipas hoxhës, është përjashtuar pa të drejtë nga një konkurs publik në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Insajderi.

Në një reagim publik të publikuar në rrjetet sociale, Musliu ka bërë të ditur se vajza e tij kishte aplikuar për pozitën e psikologes klinike, por dokumentet e saj, siç pretendon ai, janë “fshehur” gjatë procesit të aplikimit.

“Aplikoi në konkursin e hapur nga Ministria e Mbrojtjes për psikologe klinike, ia fshehën dokumentet; pas reagimit tonë na thanë se kishin gabuar, por gjithsesi e eliminuan nga konkursi,” – shkruan Musliu.

Musliu ka akuzuar edhe prokurorinë, përfshirë dy emra konkretë, të cilët “nuk kanë trajtuar rastin me drejtësi”.

Reagimi i plotë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark