Insajderi
Lajme

Mulla Osmani e quan servil presidentin Thaçi

Insajderi
02 June 2016 - 16:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu – i njohur si Mulla Osmani – ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në mediumin austriak Euractiv, i cili tha se kosovarët “duhet të jenë më katolik se Papa” për të arritur rrugën evropiane.

Thaçi përmes një letre të shkruar dhe publikuar në mediumin austriak Euractiv tha se Kosova nuk është shtet mysliman, por është “shoqëri sekulare dhe qytetare”.

Pas kësaj deklarate të presidentit kosovar ka reaguar Imami nga Drenasi, i cili e ka quajtur Thaçin “hajn” dhe “servil”.

“Ne duhet të jemi ma hajna se Thaçi për te qenë “EUROPJAN”..nëse ka thënë kështu Zoti e marroftë ketë far SERVILI dhe shokët sikur ky”, ka komentuar ai në Facebook.

Thaçi në shkrimin e tij po ashtu ka trajtuar edhe çështjen e pjesëmarrjes së kosovarëve në ISIS duke thënë se Kosova nuk është strehë e sigurt për ekstremistët. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark