Insajderi
Insporti

“Mund ta bëjë…”- Del Piero me fjalë të mëdha për Zhegrovën

Insajderi
05 November 2025 - 10:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Mund ta bëjë…”- Del Piero me fjalë të mëdha për Zhegrovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka komentuar paraqitjen e sulmuesit nga Kosova, Edon Zhegrova, duke e vlerësuar si një futbollist që mund të sjellë rrezik për kundërshtarin në çdo moment.

“Tani për tani, Spalletti duhet t’i menaxhojë sulmuesit taktikisht, fizikisht dhe në aspektin e ndikimit. Zhegrova është dikush që të jep ndjesinë se mund të të lëndojë, diçka që duhet të jetë aty për të gjitha 90 minutat,” deklaroi Del Piero.

Zhegrova u aktivizua në minutën e 71-të të ndeshjes së fundit ndaj Sporting CP dhe tregoi disa momente të bukura me driblime të shpejta, duke u faular vazhdimisht nga mbrojtësit portugez.

Anësori nuk ishte pjesë e disa ndeshjeve të mëparshme nën drejtimin e Igor Tudor, por duket se po gjen hapësirë me trajnerin Spalletti, duke kontribuar edhe në fitoren ndaj Cremonese me rezultat 2-1.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark