×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mund ta quajmë “fantazma Casper”

    Insajderi
    05 March 2016 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa gojëdhëna e quajnë atë Casper, dhe ky oktapod ngjan shumë me fantazmën e filmave të animuar.

    Thjesht i bardhë me dy sy të zinj. Shkencëtarët e National Oceanic and Atmosphere Administration kanë gjetur krijesën e vogël në veriperëndim të Hauait, teksa ishin duke filmuar në fund të oqeanit.

    “Kjo me siguri është një specie e papërshkruar më parë dhe mund të mos i përkasë një gjinie të përshkruar”, thotë Michael Veçhione, i Shërbimit kombëtar të marinës dhe peshkimit.

    Octopod apo octopus, të dyja janë të familjes së oktapodëve, por nuk janë e njëjta gjë, shkruan CNN. Por përveç kësaj, ai është unik dhe për një arsye tjetër.

    Ai është i vetmi oktapod i gjetur në thellësira shumë të mëdha. Kamera e montuar në një aparat ndodhej në dyshemenë e oqeanit në një thellësi prej 4290 metrash nga sipërfaqja. /Top Channel

    https://www.youtube.com/watch?v=FDH5AXQ9iCk

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark