×
Show

A mund të flitet me të vdekurit?

Insajderi
24 September 2016 - 09:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një fallxhore pretendon se të komunikosh me të vdekurit është e mundur.  Madje, ka edhe këshilla se sit ë bëhet një gjë e tillë.

MaryAnn DiMarco nga Nju Jorku, ka nisur një fushatë për të gjtihë ata që kërkojnë të shërojnë zemrën, duke “u lidhur” me më të dashurit e tyre në botën e përtejme.

Ajo beson se për të folur me njerëzit e zemrës që nuk jetojnë më, nuk ka nevojë për superfuqi, mjafton të ndiqni këto tre hapa.

Duke folur për revistën “Ëomen’s Health”, MaryAnn shpjegon se ajo që duhet të bëni është të besoni në të mbinatyrshmen, të përpiqeni që t’i kontaktoni ata për t’u këshilluar dhe më pas të veproni në bazë të shenjave që merrni.

Teksa sigurisht ka shumë për të dyshuar mbi këtë metodë, gruaja thotë se ky proces mund t’ju vijë në ndihmë për të “rigjetur veten”, që mund të jetë diçka pozitive, sidomos për ata që po kalojnë një periudhë jo fort të mirë. MaryAnn ka një listë të gjatë klientësh, të cilët kërkojnë që nëpërmjet saj të komunikojnë me njerëzit e dashur në botën e përtejme.

Ajo thotë se këta të fundit komunikojnë me të në forma të ndryshme, me simbole, numra e shenja, por ndonjëherë edhe me një zë të butë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark