×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Mund të jenë gjëra që në atë proces mund t’i bëjnë dëm Kosovës”, Mustafa këshillon Kurtin për marrëveshjen

    Insajderi
    16 March 2023 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se më nënshkrimin e marrëveshjejes me Serbinë,  kryeministri Albin Kurti do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet për të cilat i ka kritikuar.

    Mustafa kujtoj se Kurti i ka kritikuar për nënshkrimin e marrëveshjeve të vitit 2013 e 2015, duke i shpallur si tradhtarë.

    Me këto marrëveshje do të zbatohen të gjitha marrëveshjet që janë kritikuar dhe në të cilat ne jemi cilësuar në forma të ndryshme. Unë këtë rast nuk po preokupohem shumë se çfarë ka thënë Kurti për ne, si na ka kritikuar, si na ka rrezikuar para opinionit, sepse kemi qenë të rrezikuar nëse ne jemi shpallur tradhtarë, se ne i kemi bërë dëm Kosovës“, tha ai në emisionin ‘Pressing’ në T7 .

    Megjithëkëtë, Mustafa thotë se Kurti duhet të jetë i kujdesshëm në procesin e zbatimit, pasi mund të ketë gjëra që mund t’i bëjnë dëm Kosovës.

    “Edhe Kurti edhe të gjithë ne, pasi është fjala për një marrëveshje që e prek gjithë Kosovën, duhet të jemi të kujdesshëm, pasi çfarë po pranojmë në procesin e zbatimit, pasi që mund të jenë gjëra që në atë proces mund t’i bëjnë dëm Kosovës”, tha ai.

    Në këtë marrëveshje do të implementohet çdo gjë që është arritur më parë si marrëveshje”.

    Mustafa tha se kjo marrëveshje që tani po e nënshkruan Kurti do të sjellë një lloj autonomie për serbët.

    “Marrëveshja për Asociacionin do të përfshijë edhe elemente të tjera, që nuk i përfshin marrëveshja e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvend, e aq më pak i përfshin parimet që janë dialoguar që kemi arrit në viti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark