×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Munden me u manipulu pamjet në rrjete sociale”, video-incizimet nga banesa e Krivaqës kërkohet të shikohen në seancë të mbyllur

    Insajderi
    01 June 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati i Dardan Krivaqës ka kërkuar që video-incizimet nga banesa e të akuzuarit, përgjatë kohës sa ai akuzohet ta ketë kryer aktin makabër të vrasjes së Marigona Osmanit, të shikohen në seancë të mbyllur.

    Kjo, pasi që sipas tij, mund të manipulohen pamjet në rrjetet sociale, raporton Gazeta Insajderi.

    Njësoj është shprehu edhe avokati i të akuzuarit tjetër, Arbër Sejdiu. Mbrojtja e Sejdiut ka kërkuar edhe që, në rast se seanca mbahet e mbyllur, të ftohet edhe prindi i të akuzuarit.

    Mbrojtja e familjes së Marigona Osmanit ia ka dorëzuar trupit gjykues 18 raporte mjekësore të gjendjes psikologjike dhe psikiatrike, pas vrasjes së të ndjerës. Këtë, trupi gjykues e pranoi për shqyrtim.

    Në raportet mjekësore të dërguara gjykatës, përfshihet edhe gjendja e tre fëmijëve të tjerë të kësaj familje.

    Dardan Krivaqa dhe Dardan Sejdiu, të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, janë shfaqur në seancën gjyqësore të së enjtes në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

    Krivaqa po akuzohet për “vrasje të rëndë” dhe veprën penale “dhunimi”, ndërsa i akuzuari i dytë për “ndihmë në kryerjen e krimit”.

    Të pranishëm në sallën e Gjykatës së Ferizajt janë parë tetë policë, të cilët kanë rrethuar dy të akuzuarit.

    Prezent në sallë u panë edhe familjarët e së ndjerës, Marigona Osmanit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark