×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mundësia për zgjedhje të reja – deklarohet Memli Krasniqi

    Insajderi
    01 June 2023 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi duke folur për zhvillimet në veri tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka legjitimitet.

    Sipas tij veprimet e Kryeministrit Kurti nuk janë të papritura dhe se sipas tij ai ka dështim në edhe në sfera të tjera.

    “Nuk është ndonjë befasi sepse ajo që ka definuar z.Kurti në çdo hap të trajektoret së tij politike, ka qenë një veprim i izoluar pa konsultuar. Nuk befasohem që ai nuk konsultohet me z.Rama apo me z.Grubi sepse ai nuk është konsultuar as me partnerët kryesorë të Kosovës. Z.Kurti nuk ka legjitimitet që të shkatërrojë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtar. Prandaj nuk mund të fshihet pas numrave sepse në jetën e përditshme ka një dështim drastik, në ekonomi, arsim. Veprimet e fundit kanë tejkaluar çdo limit përkundër që nuk janë të reja”.

    Në Zubin Potok dhe Zveçan kanë fituar dy kryetarë nga radhët e PDK-së, për të cilët Krasniqi tha se po e ushtrojnë detyrën në ambiente të tjera.

    “Kryetarët e PDK në Zubin Potok dhe Zveçan, duke pasur parasysh përshkallëzimin e situatës, kanë vazhduar punën në zyra të tjera komunale por jo në zyrat e qytetit”, tha ai në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan.

    Sa i përket mundësisë për zgjedhje të reja, Krasniqi tha se duhet të respektohen ligjet dhe Kushtetuta.

    “Ka një mënyrë që duhet të respektohen ligjet për të pasur zgjedhje të reja. Shpallja e zgjedhjeve ka qenë pasojë e gabimeve të Albin Kurtit, shtyrja ka qenë antikushtetuese. Albin Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve që vijnë nga radhët e PDK-së”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark