Barcelona dhe Napoli janë gati për një ndeshje të zjarrtë gjatë mbrëmjes së sotme (e enjte) në kuadër të fazës së 1/16-tës në Ligën e Evropës.
Klubi katalunas i pret napolitanët në ndeshjen kryesore të kësaj faze në garën e dytë evropiane të klubeve, takim që pritet të zhvillohet në Camp Nou nga ora 18:45.
Barcelona është pa Clement Lenglet, Samuel Umtiti, Ronald Araujo, Memphis Depay, Ansu Fati dhe Sergi Roberto. Sergio Busquets duhet të pushojë me Pedrin, Frankie de Jong dhe Gavi që pritet të luajnë në qendër të mesfushës.
Në sulm, Xavi pritet të luajë me tre të transferuarit e janarit: Pierre-Emerick Aubameyang, Ferran Torres dhe Adama Traore.
Edhe Napoli ka disa lojtarë jashtë fushës, kryesisht në sulm. Krahët e djathtë Hirving Lozano dhe Matteo Politano janë të lënduar dhe Eljif Elmas pritet të startojë gjerësisht në të djathtë.
Victor Osimhen nuk u stërvit dje me ekipin për shkak të problemeve në gju. Ai është në dispozicion, por nuk pritet të fillojë. I lënduar është edhe mesfushori qendror Stanis Lobotka.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani do ta nis nga fillimi këtë ndeshje, ku do të luajë në qendër te mbrojtjes së bashku me partnerin e tij, Kalidou Koulibaly.
Formacionet e mundshme
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Dest, Pique, Eric Garcia, Jordi Alba; Pedri, De Jong, Gavi; Adama Traore, Aubameyang, Ferran Torres;
Napoli (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Ghoulam; Anguissa, Fabian Ruiz; Elmas, Zielinski, Insigne; Mertens;