×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesë vaksinash në Kosovë

    Insajderi
    03 March 2016 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët shëndetësorë në Prishtinë thonë se nëse do të ketë vonesa të shprehura, atëherë është rrezik të çrregullohet programi i imunizimit të fëmijëve.

    Ndërkohë ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, shprehen se vaksinat do të vijnë së shpejti dhe nuk ka vend për panik

    Në drejtorinë komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Prishtinë, pranojnë se ka probleme sa i përket furnizimit me vaksina.

    Por, thonë se nëse ato do të vijnë brenda disa ditësh, atëherë nuk ka vend për t’u shqetësuar.

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë për “Zërin” se në Qendrat Mjekësore Familjare të Prishtinës ka mungesa të disa llojeve të vaksinave.

    “Mungesat e para kanë filluar të ndihen më 15 shkurt. Ndërkaq, prej të hënës më nuk kemi asnjë vaksinë”, ka thënë i pari i shëndetësisë së kryeqytetit. Ai ka shtuar se nëse deri në fund të muajit do të sillen vaksinat, atëherë nuk ka shumë hapësirë për shqetësime. /Zëri/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark