Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas humbjes ndaj Dukagjinit ka bërë thirrje që të luhet futboll i pastër dhe i mirë, shkruan Insajderi.
Ndonëse i matur, Munishi ka lënë të kuptohet se po flet për dyshimet për kurdisje.
“Le të del më i miri kampion, le të del më i miri në Evropë, mirëpo çka po dëgjoj, çka po nij, nuk e di. E dhash një mesazh të qartë në të mirë të futbollit pa e akuzuar askënd” – tha Munishi.
Jo rrallë herë ndeshjet e Superligës së Kosovës kanë nxitur reagime të shumta në opinion, duke u komentuar se klubet bëjnë matematikat dhe se janë në aleanca.
/Insajderi.org