Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Robi plaket kur don vet” në televizionin Klan Kosova. Ky emision udhëhiqet nga këngtari i njohur Robert Berisha, shkruan Insajderi.
Munishi, një trajner karizmatik në futbollin shqiptar ka zbuluar se di të flasë disa gjuhë të huaja.
Trajneri prishtinas i pyetur nga “Robi” se sa gjuhë flet, ai deklaroi se di të flet: “turqisht, anglisht, sllovenisht, rusisht, serbisht”.
Madje, Munishi e dëshmoi se di të flet gjuhën ruse duke folur disa fjalë.
Numri një i pankinës së Gjilanit deklaroi se gjuhën ruse e ka mësuar kur ka luajtur në Ukrainë si futbollist dhe si menaxher i futbollistëve në fund të karrierës së tij.
Në këtë emision ishte e ftuar edhe moderatorja e njohur e sportit, Genta Cana. /Insajderi.org/