×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Munishi flet për herë të parë pas shkarkimit nga SC Gjilani

    Insajderi
    25 April 2022 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Munishi dhe klubi i Gjilanit sot edhe zyrtarisht ndan rrugët.

    Ndërsa, përmes rrjetit social, Facebook ka reaguar trajneri Ismet Munishi, i cili falenderoi presidentin dhe tifozërinë “Skifterat”.

    Trajneri u shpreh krenar që e ka drejtuar skuadrën gjilanase, derisa tha se ndajtën rrugët për shkak se nuk arritën të shpalleshin kampion të Kosovës, ndonëse kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund.

    Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

    “Prej ditës së parë deri më sot isha shumë krenarë që isha në bankinën e klubit të madh SC Gjilani!

    Falenderoj presidentin Florim Zuka për mundësinë dhe përkrahjen që ma dha,tifozërinë Skifterat që së bashku ndajtem gezime e kohëve te fundit edhe hidhërime për fat te keq !

    Kush me njeh e din se e boj punën me zemër dhe përkushtohem 100%, por për fat të keq kjo nuk ishte e mjaftueshme që ne të dalim kampion për qka edhe vendosem ti ndajm rruget.

    E falenderoj stafin për bashkëpunimin shumë të mirë që kishim dhe ju deshiroj suksese ne Evropë.

    Dhe ne fund qershinë e kam për futbollistët e mi që i dua shumë dhe i lus te vazhdojnë me krenari, ti mbrojn ngjyrat e klubit të madh SC Gjilani”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark