Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka bërë një tjetër postim në stilin e tij.
Munishi që ka marrë drejtimin Prishtinës, ka thënë se ky klub është “baba” me ose pa probleme.
47-vjeçari këtë postim e lidhi me faktin që klubi kryeqytetas është klubi më i trofeshëm në Kosovë.
Prishtina numëron 11 tituj kampioni në futbollin e Kosovës.
“Me probleme pa probleme. Na jena Baba. Lufta vazhdon.”, shkroi Munishi në “Facebook”.