Dukagjini ka marrë tri pikë të arta në luftën për mbijetesë, pasi ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0.
Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili tha se Dukagjini e meritoi fitoren, duke dhënë edhe një mesazh krejt në fund që futbolli të luhet pastër.
“Problemi nuk është te Gjilani, Dukagjini është shumë e rrezikshme. Fitorja e Dukagjinit është me plot meritë. Në një ndeshje të tillë 25 raste nuk mund t’i kesh, i ke 4 ose 5 ato duhet t’i shfrytëzosh. Jam i kënaqur me referimin e Nuzës.
“Po ndikojnë faktorë të tjerë, është koha e fundit me ndreç futbollin. Le të del më i miri kampion, le të del më i miri kampion.”
Munishi poashtu iu kundërpërgjigj gazetarit të ArtMotion, kur ai e quajti karizmtatik.
“Kraizmatik është met, unë jam trajneri më i mirë, atë karizmatik duheni me hjekë” – tha Munishi.
Trajneri Gjilanas poashtu uroi edhe lojtarët e Dukagjinit për paraqitjen.
Me këtë fitore Dukagjini ngritët në kuotën e 36 pikëve në vendin e shtatë, derisa Gjilani mbetet e treta me 55 pikë, sa ka edhe Drita në vendin e dytë.
Ndeshjen e ardhshme Dukagjini luan me Feronikelin në shtëpi, derisa Gjilani e pret Prishtinën. /
/Insajderi.org