×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Munishi uron për Ditën e Pavarësisë: Jam shumë krenar që i përkas këtij populli

    Insajderi
    17 February 2022 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Kosova sot shënon 14 vjetorin e ditës së Pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

    Munishi nëpërmjet llogarisë së tij në “Facebook” ka uruar këtë përvjetor.

    “Nëse një popull e ka merituar pavarësinë dhe nëse një popull ka punuar me gjenerata për ta jetësuar ëndrrën e të gjithë shqiptarëve dhe ka paguar çmim të lartë për këtë shtet që tash kemi, atëherë unë jam shumë krenar që i përkas këtij populli dhe këtij shteti. Urime pavarësia populli më unik në botë”, ka shkruar trajneri i Gjilanit.

    Shumë figura dhe personalitete të njohura të sportit kanë uruar ditën e Pavërësisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark