×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Murati: Asnjë kategori nuk është përjashtuar nga subvencionimi i energjisë elektrike

    Insajderi
    19 December 2023 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i i Financave dhe Transferve, Hekuran Murati, tha se Qeveria e Kosovës nuk ka përjashtuar kategoritë e dala nga lufta nga subvencionimi i energjisë elektrike.

    Ai i ka quajtur të pavërteta raportimet se është përjashtuar ndonjë kategori.

    Murati në “Facebook” shkroi se me programin e ri synojnë zgjerimin e listës së familjeve që do të mbështeten  në bazë të ardhurave.

    “Është e pavërtetë që Qeveria ka përjashtuar ndonjë kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike. Përkundrazi, me programin e ri synimi është që të zgjerohet lista e familjeve që mbështeten, si dhe subvencionimi të jetë në bazë të të ardhurave, pra sa më pak të ardhura, aq më i lartë subvencionimi. Programi i ri është në fazën e pilotimit, dhe kemi paraparë edhe një fazë/grup aplikimesh ku pritet të trajtohen sfidat që kemi hasur gjatë fazës/grupit të parë”, ka shkruar Murati, i cili ka publikuar edhe dokumentin e vendimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark