Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili një ditë më parë u gjuajt me miell nga aktivistët e partisë socialdemokrate, u lajmërua sot në lidhje prezentimin e pakos së re të masave për përballje me inflacionin.
Përmes këtij postimi në facebook, Murati ka bërë një krahasim mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Kjo pako, siç shkruan ministri, përkthehen në më shumë ndihmë për qytetarët nga sa mund të përkthehen masat e qeverisë gjermane për qytetarët e saj.
“Bashkë me Kryeministrin Kurti dje prezantuam pakon e re të masave për përballje me inflacionin, në kuadër të vazhdimësisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Pakoja kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake”, ka shkruar Murati në facebook.
Gjermania sot ka prezentuar pakon me vlerë 65 miliardë euro.
“Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 1.8% të GDP”, ka shkruar Murati.
Postimi i plotë: