×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Murati jep një lajm për skemat pensionale

    Insajderi
    21 June 2023 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati deklaroi se brenda muajit qershor do të miratohet Projektligji i ri për skemat pensionale, bazuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e kontributit të punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990.

    Murati, në mbledhjen e Komisionit për buxhet, financa dhe transfere, tha se janë afër finalizimit të miratimit të këtij projektligji dhe se pret që i njëjti të hyjë në fuqi para 15 korrikut, afat ky i vendosur nga Kushtetuesja.

    Të njëjtin e mirëpritën edhe deputetët, anëtarë të këtij komisioni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark