Insajderi
Lajme

Murati: Paga mesatare në sektorin publik vitin tjetër do të jetë 780 euro

Insajderi
31 October 2023 - 16:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Murati: Paga mesatare në sektorin publik vitin tjetër do të jetë 780 euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati, ka deklaruar se do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

Murati tha se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3 miliardë e 340 milionë euro, ku të kategoria e pagave, koeficienti do të rritët nga 105 në 110.

“Nga 105 të bëhet në 110, kjo nënkupton që paga mesatare në sektorin publik të jetë rreth 780 euro burto, apo të ketë edhe rritje të theksuar, krahasuar me rritjet paraprake”, tha Murati.

Më tej, ai bëri të ditur se rritje të buxhetit ka edhe te kategoria e shpenzimeve kapitale, e cila vlerë është 860 milionë euro.

“Sa i përket kategorive të tjera të shpenzimeve, tek kapitalet edhe aty ka një rritje, vlera është 860 milionë euro tek investimet kapitale, ndërsa tek pjesët tjera kryesisht është mirëmbajtur në nivele të përafërta, apo një rritje të lehtë tek kategoria mallra dhe shërbime dhe një tkurrje të lehtë tek subvencionet dhe transferet”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark