×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Murati thotë se u diskriminua Kosova në Bruksel: BE nuk i lejoi simbolet pa fusnotë në konferencë

    Insajderi
    20 March 2023 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkimi Evropian është nikoqir i një konferencë donatorësh për tërmetin në Turqi dhe Siri.

    Sipas Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekurani Muratit aty nuk është respektuar si duhet Republika e Kosovës. 

    Ai në “Twitter” ka shkruar se BE ia ka pamundësuar pjesëmarrjen Kosovës duke insistuar që përfaqësimi të bëhet me fusnotë.

    “Fatkeqësisht, vendi im nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jo korrekt dhe diskriminues nga organizatori, i cili këmbënguli në përdorimin e yllit në kundërshtim me shkronjën e marrëveshjes fillestare të Brukselit dhe frymën e konferencës së sotme”, ka shkruar ai në Twitter.

    U deshën ndërrimi i tre aeroplanëve për të arritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të njerëzve të Turqisë dhe Sirisë të prekur nga tërmetet shkatërruese. Qeveria e Kosovës dëshiron të zotohet për mbështetje financiare dhe të jetë pjesë e të gjitha ndërkombëtareve. përpjekjet për të ndihmuar“, ka deklaruar Murati.

    Kosovën nuk e kanë njohur 5 shtete të BE-së, por as një pjesë e shteteve të botës si Rusia, Kina, India, Brazili, etj. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark