Insajderi
Lajme

Murati thotë se Vetëvendosje s’e ndryshon propozimin për kryekuvendare, shpreson që opozita të reflektojë

Insajderi
21 April 2025 - 16:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Murati thotë se Vetëvendosje s’e ndryshon propozimin për kryekuvendare, shpreson që opozita të reflektojë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hekuran Murati, deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se s’do të lëkund nga propozimi i tyre për emrin e kryetarit të Kuvendit.

Murati ka thënë duke cituar Kushtetutën se ekskluziviteti për propozimin e emrit i takon partisë fituese, shkruan Insajderi.

“Partitë opozitare vazhdojnë bllokadën në konstituimin e Kuvendit. Kushtetuta është mjaft e qartë, thotë se është e drejtë ekskluzive e partisë fituese që ta propozojë kryetar kuvendi.  Ne çdoherë kemi qenë dëshmitarë që edhe votat për kryetarin e Kuvendit ka qenë vota të të gjitha subjekteve sepse kështu kërkohet nga Kushtetuta.

E pamë edhe sot, ngjashëm siç ishte rasti me verifikimin e raportit të mandatave, ku opozita votoi kundër dhe pastaj në fund ndryshuan qëndrim, mirëpo vendi u desh që t’i humb katër ditë që të votojnë një raport i cili është procedural. E njëjta gjë është edhe për kryesinë e Kuvendit”, deklaroi Murati.

“Kandidati jonë, siç edhe e përmendi Glauk Konjufca, vazhdon të jetë Albulena Haxhiu. Kjo kandidate është propozim i partisë fituese, e cila është e drejtë ekskluzive që na e garanton Kushtetuta. Këtë e përmendi edhe z. Konjufca, pra nevojitet, meqenëse po shihet qartë se partitë opozitare nuk e kanë ndërmend të ecin tutje, duhet ndoshta që të ulemi… Po shihet për çdo hap duhet të ketë një koncensus politik.

Emri dhe propozimi i takon partisë fituese. Kjo është çështja, ne e propozojmë kandidatin dhe është e udhës që kandidati për kryetar dhe nënkryetar të mbështetet nga të gjithë deputetët.

Shpresoj që gjatë ditëve të ardhshme opozita të reflektojë, ngjashëm siç bëri me procesin e verikimit të mandatëve”, përfundoi ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark