Futbollisti prizrenas, Vedat Muriqi, i cili dje u zyrtarizuar të skuadra spanjolle e Mallorcas ka treguar për vështirësitë në negociata që kishte.
Muriqi potencoi se tash është i fokusuar plotësisht tek Mallorca, transmeton Insajderi.
”Kanë qenë negociata të vështira dhe një transferim i komplikuar, është normale që të ishte kështu, por tani jemi këtu dhe gjithçka marrë fund. Megjithatë, tani jam plotësisht i fokusuar te Mallorca dhe nga e hëna, do të fillojë punën si vitin e kaluar,” tha ai për Esports IB3.
Të kujtojmë se Muriqi fillimisht u transferua te Club Brugge por që dështoi në testet mjekësore dhe tash gjithçka është mbyllur me sukses.