Vedat Muriqi është larguar nga Lazio për ta vazhduar karrierën te Mallorca.
Pasi kaloi gjashtë muaj si i huazuar, Muriqi tanimë është transferim i përhershëm i skuadrës spanjolle.
Mallorca i ka bërë një prezantim unik Muriqit duke marrë disa skena të filmit ‘Pirates Caribbean’ të aktorit Johny Depp.
Derisa, sot është publikuar edhe mesazhi mirëseardhës për Muriqin, ku nuk ka munguar flamuri i Kosovës.
‘Mirë se erdhe përsëri në ishullin tënd. Paç sukses, të uron i gjithë ekipi’- shkruhej në hotelin në Mallorca, shkruan Insajderi.
/Insajderi.org