Ndonëse po kalon formë të mirë te Mallorca, Vedat Muriqi nuk pritet ta vazhdojë aventurën te klubi spanjoll.
Pas përfundimit të këtij edicioni, sulmuesi shqiptar do të rikthehet te Lazio.
Reprezentuesi i Kosovës është huazuar për gjashtë muaj te Mallorca në janar me opsionin e blerjes për 12 milionë euro.
Por, sipas mediave turke, Muriqi nuk do të blihet nga Mallorca.
Andaj, Muriqi do të duhet të gjejë një skuadër të re, pasi te Lazio e Maurizio Sarrit nuk ka vend.
Këtë edicion te Mallorca, Muriqi në 11 paraqitje ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim.