×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Muriqi përcjell Lirinë e Prizrenit direkt nga Mallorca, “kundërshtar” i Rashicës

    Insajderi
    21 May 2022 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në stadiumin “18 qershori” të Klinës po zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll mes Lirisë dhe Vushtrrisë, shkruan Insajderi.

    Yjet e Kosovës, Vedat Muriqi edhe Milot Rashica po i përcjellin ish-skuadrat e tyre nga vendet përkatëse ku gjinden, respektivisht, Muriqi nga Mallorca dhe Rashica nga Anglia.

    Muriqi në Insastorje postoi një fotografi, ku shihet duke e parë ndeshjen live – me mbishkrimin: “Hajde Liri”.

    Sulmuesi prizrenas, Muriqi është produkt i akademisë së Lirisë së Prizrenit, klub me të cilin kishte nënshkruar më pas edhe kontratë profesionale.

    Ndërsa, Rashica i cili aktualisht luan për Norwich Cityn, shfrytëzoi rrjetin social “Instagram” për ta përkrahur klubin të shoqëruar me një foto të vjetër.

    Kujtojmë se, Vushtrria ishte skuadra që i ndihmoi lojtarit për të vijuar karrierën e tij si profesionist jashtë Kosovës. 

    Ndryshe, 90 minutat e rregullt të duelit me Lirisë dhe Vushtrrisë nuk përcaktuan fituesin – kurse tani po zhvillohen minutat e vazhdimeve.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark