×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi udhëheq sulmin e Mallorcas kundër Real Madridit

    Insajderi
    13 April 2024 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Palma de Mallorca” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Mallorcas dhe Real Madridit, e vlefshme kjo për xhiron e 31 të La Ligas.

    Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin spanjoll, Mallorca barazoi pa gola 0:0 me Valencian, kurse Reali fitoi 2:0 kundër Athletic Bilbaos.

    Momentalisht, Reali zë vendin e parë në tabelë në kuotën e 75 pikëve, krahas Mallorcas që renditet e 15-ta me 31 pikë.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, Mallorca ka të gjithë skuadrën e gatshme ndërsa te Reali mungojnë Alaba dhe Courtois.

    Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

    Mallorca (4-5-1): Rajkovic; Maffeo, Gonzalez, Raillo, Nastasic; Lato, Samu, Morlanes, Rodrigues, Sanchez; Muriqi

    Real Madrid (4-3-1-2): Lunin; Vasquez, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Tchouameni, Modric; Bellingham; Brahim, Joselu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark