×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi zemërgjerë – ua dhuron fanellën dhe shorcet tifozëve të vegjël të Mallorcas, mbetet veç në brekë

    Insajderi
    01 April 2023 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mallorca dhe Osasuna mbrëmë ndanë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Mallorcas përfundoi baras dhe pa gola.

    Vedat Muriqi ishte titullar në këtë takim, por nuk ia doli të linte gjurmë. Reprezentuesi i Kosovës luajti për 76 minuta. Ai u zëvendësua nga Tino Kadewere.

    E ky zëvendësim nuk i pëlqeu aspak Muriqit, i cili u pa duke dalë i nervozuar nga fusha. 28-vjeçari shfryu nervozizmin duke goditur pankinën.

    Megjithatë, ai pas ndeshjes gjeti kohë për tifozët e tij. Sulmuesi kosova ia dhuroi fanellën dhe shorcet tifozëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark