Insajderi
Botë

Musharraf ik nga Pakistani

Insajderi
18 March 2016 - 08:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-sundimtari ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharraf, është larguar nga Pakistani për trajtim mjekësor në Dubai.

Ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata Supreme i ka hequr ndalesën e udhëtimit.

Musharraf është kthyer në Pakistan në vitin 2013, nga mërgimi i vetimponuar, por, shumë shpejt, kundër tij janë ngritur akuza që lidhen me kohën e tij në pushtet.

Akuzat, pos tjerash, kanë të bëjnë me tradhtinë dhe vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto.

Para se të largohej, Musharraf ka thënë se do të kthehet për t’u përballur me të gjitha rastet, edhe pse, sipas tij, ato janë të motivuara politikisht./rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark