×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Musk nuk është më pasaniku më i madh në botë, brenda natës humbi 14 miliardë dollarë

    Insajderi
    13 January 2021 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pronari i “Teslas” dhe “SpaceX”, Elon Musk, i cili kohët e fundit u emërua njeriu më i pasur në botë, përsëri e gjeti veten në vendin e dytë në listën e më të pasurve, pasi pasuria e tij ra me gati 14 miliardë dollarë brenda një dite.

    Aksionet e kompanisë së tij të automjeteve elektrike “Tesla’ ranë gati tetë për qind dje, duke zvogëluar pasurinë e Musk me 13.5 miliardë dollarë në 176.2 miliardë dollarë.

    Kështu, Musk, pasi kaloi shkurtimisht CEO-në e “Amazon”-it Jeff Bezos si personin më të pasur në botë të premten e kaluar, u gjend përsëri në vendin e dytë në atë listë, tregojnë vlerësimet e Forbes.

    Tani është rreth 6 miliardë dollarë pas Bezos, vlera neto e të cilit vlerësohet në 182.1 miliardë dollarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark