×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, nuk dihet nga kush paguhet

    Insajderi
    27 July 2023 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja Ganimete Musliu nga PDK ka thënë se Dejona Mihali e VV-së duhet shpallur person non-grata.

    Ajo ngriti dyshime se Mihali po dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend.

    “Saktë e dijnë që po bëjnë dëm me dorën e vet që po e ngrisin, kanë më iu bind urdhrave të Dejona Mihalit e cila nuk dihet as kush është as nga kush paguhet , as çka bën, as interesave të kujt i shërben dhe ata thotë Dejona ngrinte dorën, i keni pa në seancën e fundit për së fjeturi kanë votuar”, tha Musliu në emisionin “21 Gradë” .

    Mihalin ajo tha se e njeh vetëm figurativisht derisa shtoi se ka informacione të dyshimta për të.

    “Unë mendoj që në një vend normal në rrethana normale, personi si Dejona Mihali e cila ngjallë urrejtje, propagandë, konflikt, duhet të shpallet person non-grata jo të avancohet e t’i lihet në dorë udhëheqja e shtetit, kjo është  e pakuptimtë dhe e papranueshme”, theksoi Musliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark