Insajderi
Insajderi

Musliu-Haxhiut: Duhet të kesh guxim t’i mbrosh gratë

Insajderi
08 September 2022 - 20:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu-Haxhiut: Duhet të kesh guxim t’i mbrosh gratë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas largimit të ish-antares së listës “Guxo”, Doarsa Kica-Xhelili, shumë deputet të pushtetit e opozitës reaguan në profilet e tyre. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka komentuar aderimin e Kicës në LDK duke thënë se ajo ka tradhtuar qytetarët. Ndërkaq, Ganimete Musliu nga PDK, i reagoi Haxhiut duke i thënë se duhet të ketë guxim t’i mbrojë gratë.

Pasi ministrja e cilësoi si tradhti veprimin e Kicës, Musliu, përmes një postimi në facebook shtroi pyetjen për Haxhiun se a vlen i njëjti kriter edhe për deputeten Adelina Grainca e cila kaloi në VV.

“ALBULENË, DUHESH TË KESHË GUXIM T’I MBROSH GRATË EDHE ATËHERË KUR NUK TË LEVERDISË TY DHE VV-SË. Abulenë, shkuarjen e Doarsës po e quan tradhëti ndaj vullnetit të qytetarit. A vlenë i njejti kriter edhe për Adelina Graincën që erdhi te ju në VV, sepse nuk e di që pate reaguar atëherë”

Musliu tha se duhet të ketë guxim që ministrja t’i mbrojë gratë edhe kur nuk i leverdisë LVV-së.

Gjithashtu ajo shkroi se ministrja Haxhiu, sipas saj nuk po und të zhveshet nga petku i militantes.

“Më poshtë e shihni postimin tim për Adelina Graincën. Edhe pse mbetem me një deputete më pak, unë dola kundër linqimeve. E ti Albulenë nuk po mundesh të zhvishesh nga petku i militantës. Si ministre nuk po t’ka hije të bëhësh trompetë e linqimeve kundër ish kolegës tënde”, shkroi Musliu në facebook.

Postimi i plotë:

76Valon Haziri and 75 others

10 Comments

1 Share

Like

Comment

Share


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark