×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu kërkon nga qytetarët t’a rrëzojnë Qeverinë Kurti

    Insajderi
    18 January 2024 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar nga qytetarët të bëhen së bashku kundër Qeverisë Kurti. Ajo tha se Qeveria aktuale duhet të largohet me dhunë nga pushteti sepse sipas saj ashtu edhe i ka fituar zgjedhjet.

    Deputetja e PDK-së, u ka bëri thirrje qytetarëve të Kosovës, të protestojnë e t’i kërkojnë të drejtat e tyre.

    Në foltoren e Kuvendit, Musliu u kërkoi atyre që të bëhen bashkë kundër Qeverisë dhe shtoi se Qeveria aktuale duhet të largohet me dhunë nga pushteti sepse sipas saj ashtu edhe i ka fituar zgjedhjet.

    Ju ka kalu koha, ju ka kalu koha duke I akuzu qeveritë e kaluara, është koha të kfilleni. Qytetarë  [të Kosovës] nëse qytetarë të Gjermanisë marrin guximin për të protestuar për të drejtat e tyre, pse ju jo. Kjo Qeveri e meriton me dhunë si ka ardhë në pushtet me dhunë të shkojë te shtëpia”, transmetoi ajo.

    Musliu u shpreh se qytetarët e Kosovës janë varfëruar për shkak të politikave të dëmshme të Qeverisë së Kosovës.

    Po shohim tendenca për të mashtru qytetarët e Kosovës për të servuar propagandë. Ndoshta para tri viteve keni pas mundësi me i mashtru, ju kanë besu se kur të vini do bëni mrekulli. Kurse sot nuk mundeni sepse I kanë në duar faktuarat e papaguara të energjisë, edhe pak I presin fakturat e reja që do vijnë me shuma marramendëse, ata kanë hall si do ia dalin”, deklaroi ajo në Kuvendin e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark