×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Peci e Pacolli bashkëpunëtorë në manipulim, mashtrim e hajni, organet e drejtësisë të veprojnë

    Insajderi
    18 November 2024 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu foli për grantin 100 mijë eurosh që Ministria e Bujqësisë ia dha Blerim Pacollit, vëllait të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

    Ajo tha se ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka “mashtruar” bujqit për grante edhe në të kaluarën.

    Pacollin dhe Pecin, ajo i quajti bashkëpunëtorë në manipulim, mashtrim e hajni.

    “Në këtë rast kemi konfilkt interesi dhe mendoj që organet e drejtësisë duhet të marrin hapa për shkak se vëllai i kryetarës së komisionit parlamentar përfiton 100 mijë euro është puro konflikt interesi”, tha Musliu.

    Deputetja tregoi që nuk planifikojnë të ndërmarrin hapa si parti për këtë rast, për shkak se Prokuroria Speciale “ka mjaftueshëm fakte”.

    Musliu tha që punëtorët brenda Ministrisë së Bujqësisë kanë presion.

    “Kur unë e kam pyet për këtë presion ai ka thënë që punëtorët e ministrisë po sëmurën shpesh dhe po marrin shpesh pushime”, tha deputetja në Frontal në T7

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark