Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është përplasur me deputeten Ganimete Musliu sot në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja Musliu e ka akuzuar ministrin se po i mashtron qytetarët në veri për asfaltimin e rrugës duke i thënë se nuk po shtroni asfalt por zhavor, shkruan Gazeta Insajderi.
Kjo e ka nervozuar paksa ministrin Aliu i cili i thotë deputetes se njëherë shtrohet zhavor e tani asfalti.
“Asfalti shtrohet pas zhavorit”.
Tutje ai i thotë se kjo rrugë ish deshtë me u shtru vite më parë.
“Jemi duke e rregullu një rrugë që është dashtë me u kry ne vitin 2005 ose 2006 ose 7, 8, 9, 10. Rruga është e parapamë jo për zhavor por për asfalt. Ju thirrnani mashtrues po na po e bojmë punën atje”, përgjigjet Aliu.
E Musliu iu del në mbrojtje ish-ministrave të kaluar për të cilët ajo i thotë Aliut se jeni me fat që jeni i ulur aty fal qeverive të tjera para tij.
“Vetë nervoza juaj tregon që ti je duke i mashtru qytetarët atje. Ti je me fat qe aty ulesh pas atyre qeveritareve që kanë qeverisur para teje. Prandaj mos i mashtroni qytetarët. Po mashtrohen qytetarët e veriut”, përfundon Musliu./ Gazeta Insajderi/